Aurela Gaçe dhe Stine ‘rikthejnë’ Dr. Florin, publikohet kënga (Video)

Dr. Flori “u rikthye” në një bashkëpunim me Aurela Gaçen dhe Stinen, sikurse dy artistët kishin paralajmëruar së fundmi.

Advertisements

Edhe pse Dr. Flori nuk është fizikisht mes nesh, Aurela dhe Stine e kanë sjellë edhe një herë pranë dëgjuesve përmes muzikës.

Kënga është regjistruar më parë me zërin e tij dhe më në fund u publikua për të gjithë dëgjuesit.

Advertisements

Projekti mban titullin S.F.L., i cili është shkurtimi i emrave Stine, Flori dhe Lela.

Videoklipi hapet me një video ku shihet Dr. Flori duke luajtur basketboll me vajzën e tij, e po ashtu edhe Stine dhe Aurela shfaqen në një fushë basketbolli.

Ndërsa në një skenë tjetër ata shihen para një ekrani ku janë shkruar emrat e tyre.

Klipi përmban po ashtu pamje të vjetra nga daljet publike të Dr. Florit, por edhe disa video të papara më herët.

Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta 6 vite më parë, në një moshë shumë të re, por ai la pas pafund hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite.

Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin West Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009.

Miqtë e tij e kanë kujtuar gjithnjë përgjatë këtyre viteve dhe gjesti i fundit i Aurelës dhe Stines duke e “rikthyer” për gjithë dëgjuesit është për tu duartrokitur.

Në sektorin e komenteve në “YouTube” ata janë vlerësuar shumë nga komentuesit për këtë kujtim për Dr. Florin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Dua ta shpërfytyroj, të mos i afrohet askush’, dogji ish-gruan me acid, dënohet shqiptari në Francë
Artikulli tjetër“Ti je një b…q..”, zbulohet AUDIO-PËRGJIMI mes Salianjit dhe Spahos: Nuk më rr… për Bashën, ai është një k…