U largua si Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe nga Qarku i Elbasanit/ Balla flet për qeverinë e re: Do të mërzitesha me Ramën nëse…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur për mediat pas prezantimit të qeverisë së re “Rama 3”.

Advertisements

Balla tha se të qenit kryetar i grupit parlament të shumicës është një pozicion i rëndësishëm politik, duke theksuar se nuk ka asnjë shmangie të asaj çfarë ai dëshiron të bëjë.

Deputeti më i zgjedhur i PS, më i votuari në rang vendi, tha se do të vazhdojë të jetë mes Elbasanit dhe Fierit, ndërsa u shpreh se nuk është i mërzitur me kryeministrin Rama.

Advertisements

“Do të mërzitëm vetëm nëse qarku i Elbasanit nuk do të ketë investimet e domosdoshme dhe të nevojshme”, theksoi ai.

PRONONCIMI I BALLËS

Nuk e mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të shumicës parlamentare në mandatin e tretë të mos jesh në pozicion të rëndësishëm, të drejtosh qarkun e dytë ku buron pushteti i socialistëve. Meqenëse jam deputet i qarkut të Elbasanit, gjej rastin të falënderoj afro 90 mijë votues, që si asnjëherë më parë dhe në mënyrë historike, dua t’i falënderoj një për një. Të falënderoj edhe ata që nuk na votuan. Dua të falënderoj edhe anëtarësinë, patronazhistët, që kanë bërë një punë të shkëlqyer sepse ne kemi ditur të ngremë një makineri elektorale shumë efikase që bëri të mundur fitoren e mandatit të tretë. Nuk e fsheh, PS është një parti shumë e mirëorganizuar, natyrshëm bashkëndaj vlerësimin edhe të kryetarit të partisë, e mira s’ka fund.

Pyetje: Pse Rama s’ju ka dhënë asnjë post, kur ju jeni më i votuari?

Unë ju thashë që kryetari i shumicës në një Parlament me përgjegjësi të mëdha është përgjegjësia e dytë pas kryeministrit në administrin e besimit që na kanë dhënë qytetarët. Unë do vazhdoj të jem në krye të grupit parlamentar të PS. Unë nuk shoh në këtë vendim asnjë shmangie nga jo që unë kam dëshirë të bëj. Unë jam i vetmi deputet që kam kandiduar në të njëjtën zonë zgjedhore, dhe kjo është një lidhje e fortë mes zgjedhësve dhe të zgjedhësve. Prej ditës së parë kur jam zgjedhur deputet kam thënë se do vazhdoj të jem zëri i atyre që kanë votuar për mua.

Pyetje: Pse ju ka hequr nga qarku i Elbasanit? Ndoshta sepse ju po fuqizoheni?

Unë jam deputet i qarkut të Elbasanit, do jem edhe drejtues politik i qarkut të Fierit. PS ka marrë 9 mandate, duhet një punë e rëndësishme për të ruajtur performancën që Ruçi ka pasur në atë qark për tre mandate me radhë. Nuk është çështje kungujsh, por çështje përgjegjësish.

Pyetje: Vështirë ta besoj dikush që nuk jeni mërzitur me Ramën?!

Do të mërzitem me Ramën nëse qarku i Elbasanit nuk do të marrë investimet e nevojshme dhe të domosdoshme për të kthyer borxhin që i ka PS për mandatin e tretë. Do jem në Kuvend që çdo rrugë, kanalizim, investim për ujin e pijshëm, shkollë, çerdhe, Elbasani të ketë vëmendjen e parë të qeverisë. Unë jam sa përfaqësues edhe banorë i atij qarku. Marrëdhënia ime me Elbasanin nuk ndryshon kurrë.

Qeveria e re “Rama 3”

Lidhur me qeverinë nuk kam asnjë koment, përveçse mbështetje maksimale. Të gjitha ministrat meritojnë respekt. PS do të fitojë zgjedhjet e 2023, vendoret, dhe zgjedhjet e përgjithshme në 2025, ku është objektivi im dhe i kolegeve të mi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë! Pëson atak kardiak, ndahet nga jeta ish-futbollisti shqiptar (FOTO)
Artikulli tjetërRama i shton qeverisë edhe 4 ministri të tjera, kush do të jenë ato dhe kush do i drejtojë