‘Ore a do pushosh ti se të nxorra nga shtëpia’, Gracianon zihet me të ëmën për shkak të Argjirës

Argjira Spanca ishte pasditen e sotme e ftuar në “Ftesë në 5”, ku foli gjerë e gjatë për lidhjen me Gracianon, por edhe për raportin e saj të shkëlqyer me vjehrrën.

Advertisements

Argjira u shpreh me fjalët më të mira për të, duke thënë se e konsideron si shoqe të ngushtë, pasi i thonë gjithçka njëra-tjetrës.

“Pimë kafe çdo ditë. Vjehrra e ka punën përballë shtëpisë time, jemi komshie. Ajo çdo mëngjes që vjen te puna, i them hajde se kam bërë kafen turke, hajde te nusja. Kur shkojmë për të bërë shopping m’i çon të gjitha me rradhë, ta marr këtë, ta marr atë dhe unë i tregoj merre këtë, merre atë. Ka filluar të marrë këshillat e mia. E kam si shoqe të ngushtë, me Ornelën flas çdo gjë, që nga hallet me Gracianon, si nga hallet me shoqet, nga hallet e punës. Ajo e di çdo detaj. Është dashuri, e kam shumë xhan. E dua shumë”, tha ajo.

Advertisements

Argjira tregoi një moment kur vjehrra i kishte dalë në krah, duke i bërtitur Gracianos.

“Tani që po filloj projektin e ri isha shumë e stresuar, por Graciano është kritikuesi im më i madh. Një ditë po më bënte shumë presion “Mos i ngelizho gjërat” dhe unë isha aq e stresuar sa edhe ky nuk më duhej fare. Në atë moment shpërtheu Ornela “Ore a do pushosh ti se të nxorra nga shtëpia! Boll! Mos ma ngacmo gocën se mjaftueshëm është e stresuar””, u shpreh ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Do ngrej padi, gruaja ime pësoi dëm psikologjik’, Dragos reagon ashpër pas arrestimit të bujshëm
Artikulli tjetër‘Ishte posesiv…’, ish-partnerja e Cozmanit i rrëfen të gjitha rreth ndarjes