‘Do ngrej padi, gruaja ime pësoi dëm psikologjik’, Dragos reagon ashpër pas arrestimit të bujshëm

Dragos Savulescu dhe ka dhënë një intervistë për median greke Protothema, pas arrestimit në Mykonos pasi autoritetet rumune lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar, duke e akuzuar atë për përvetësim parash. Por Gjykata e Apelit në Syros refuzoi kërkesën për ekstradim, transferim i cili ishte refuzuar më herët dhe nga autoritetet italiane.

Advertisements

Biznesmeni rumun e konsideron një veprim të paligjshëm kërkesën e Rumanisë dhe tregon se ka ndërmend të ngrejë një padi kundër autoriteteve rumune.

“Përveç faktit që kam humbur para dhe kohë, kam vuajtur shumë nga sulmet që vijnë nga media, të cilat bazoheshin në lajme të rreme. Ajo pësoi dëmtime psikologjike, gruaja ime as nuk mund të flinte dhe të hante. Shëndeti ynë, imazhi ynë, jeta jonë e biznesit u prek. Ne duhet t’i kërkojmë qeverisë rumune të paguajë për këtë dëm serioz dhe mendoj se kemi shumë arsye legjitime për ta pretenduar këtë. Përveç kësaj, është çështje parimore të mos lejojmë që një regjim të shkatërrojë imazhin dhe jetën tonë. Ne duhet të inkurajojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, pasi ne nuk jemi viktimat e vetme të regjimit, ka shumë të tjerë që po përjetojnë të njëjtën gjë,” tha ai.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëmbimin Valutor, 17 Shtator 2021
Artikulli tjetër‘Ore a do pushosh ti se të nxorra nga shtëpia’, Gracianon zihet me të ëmën për shkak të Argjirës