Momentet kur opozita braktisi seancën/ Berisha shtrëngon duart me Boçin, Noka i kthen “shpinën” Bashës (FOTOT)

Ndonëse sot ishte seanca e dytë e Kuvendit nuk mungoi debati në seancë, ku kreu i PD Lulzim Basha u përplas me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, dhe opozita braktisi menjëherë sallën.

Advertisements

Bashkë me deputetët e opozitës nga seanca u largua edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse ky i fundit nuk u pa të komunikojë për asnjë moment me Lulzim Bashën.

Advertisements

Në këto foto të LSA Sali Berisha shfaqet duke u takuar me deputetin Luçiano Boçi, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Në një tjetër moment Berisha shfaqet duke biseduar me deputetin Flamur Noka, i cili i ka kthyer shpinën kreut të PD-së Basha.

Kujtojmë që Noka ishte një prej zërave kundër përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar demokrat.



Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE fundit! Sali Berisha vetëdeklarohet si deputet i grupit parlamentar të Partisë Demokratike
Artikulli tjetër“Ushtar i krimit!”/ Rama porosit Ballën: Mos u merr me Bashën, Berisha zero kontakt me kryetarin e PD! (VIDEO)