“Ushtar i krimit!”/ Rama porosit Ballën: Mos u merr me Bashën, Berisha zero kontakt me kryetarin e PD! (VIDEO)

Gjatë mbledhjes me dyer te mbyllura të Grupit të PS-së, kryeministri Rama u ka kërkuar socialistëve të mos provokohen dhe të mos përfshihen në debate me deputetët e pakicës.

Advertisements

Gjatë seancës së sotme, në momentin kur kreu i PD-së, Lulzim Basha është përfshirë në debat me tone të larta me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nga mikrofoni i këtij të fundit është dëgjua zëri i kryeministrit Rama, I cili e ka këshilluar ‘Mos u merr me atë (Bashën)”.

Duke qenë se askush nuk u përfshi në debat, ai që ngriti më shumë zërin ishte kreu i PD-së, i cili pasi e cilësoi si “manekine” kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla u largua së bashku me deputetët e PD-së.

Advertisements

Ajo që ra në sy ishte fakti se deputetëve demokrat iu bashkua edhe Sali Berisha, ndërkohë që në momentin që Basha kaloi afër tij, ata nuk kanë folur fare me njeri-tjetrin.

Kuvendi 8

Debati ne Kuvend

Balla: Unë do ju kërkoj emocionet ti leme jashtë kësaj salle!

Basha: Mos bej derr-dërr! Ti je ushtar i krimit!

Rama: Mos u merr me atë!

Balla: Nuk kam emocione fare, etika dhe rregullorja duhet te zbatohet!

****

Kuvbendi 1

Balla: Zonja kryetare, propozimi është konkret dhe është në një linjë me propozimin e PD dhe të Vasilit. Sot është e domosdoshme caktimi i byrosë dhe i komisioneve. Jam i bindur që edhe kolegët e LSI që çështjen e pikës 5 të rendit të ditës për caktimin e përbërjes së komisionit të përhershme ta votojmë seancën që vjen. Kaq kisha unë.

Basha: E ke nisur ketë seancë duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që nuk duhet të ishte në këtë sallë trup të të vijë

Nikolla: Unë jam deputetë e Shqipërisë!

Basha: Ti jem manekine që merr urdhra nga dikush që duhet të ishte në burg#

Nikolla: Qetësohu të lutem, ruaj etikën e deputetit!

Basha: Me çfarë pushtet i ndryshon rendin e ditës ti? Ca kujton se është këtu?

Nikolla: Me pushtetin e votës!

Basha: Turp të të vijë, e rrënon që ditën e para parlamentarizmin, por kështu është kur vendos një njeri si ty!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMomentet kur opozita braktisi seancën/ Berisha shtrëngon duart me Boçin, Noka i kthen “shpinën” Bashës (FOTOT)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Kapen mijëra euro të padeklaruara brenda furgonit në Kapshticë, shoqërohet 52 vjeçari (DETAJET)