Misteri i vràsjes së çiftit Pasho drejt zgjidhjes? Mediat italiane: Ja ‘sekreti’ që i zbuluan nuses

Të tjera detaje tr onditëse vijnë mbi vr asjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të cop ëtuar në valixhe në Itali.

Advertisements

Mediat italiane kanë zbuluar dyshi met e hetuesve italianë, të cilët për kr imin ma kabër, arr estuan nusen e djalit të tyre, Elona Kalesha nga Durrësi.

Por cilat janë dyshimet e hetuesve?

Advertisements

36-vjeçarja me origjinë shqiptare e ndaluar në Firence që nga dhjetori i kaluar për vr a sjen e dyfishtë të prindërve të ish-të dashurit të saj, dyshohet se mund t’i ketë ek zekutuar për të parandaluar çiftin që të zbulonin se ishte duke pritur një fëmijë nga një burrë tjetër, pasi kishte tr adhtuar djalin e tyre.

Kështu të paktën pretendon akuza italiane, bazuar në hetimet e kryera nga prokurorja Ornella Galeotti. Sipas asaj që u konstatua nga prokuroria, Kalesha dyshohet se kishte kryer një ab ort në një spital në Firence në Tetor 2015, disa ditë para zhd ukjes së çiftit Pasho.

Mëngjesin e sotëm, gjatë seancës prokurorja Ornella Galeotti paraqiti dokumente të reja, përfshirë raportin e marrjes në pyetje të Taulant Pashos. Ai është shprehur se kurrë nuk e dinte për shtatzëninë e 36-vjeçares, duke mohuar se ai mund të ishte babai, duke qenë se ishte në b urg.

Gjithashtu në bazë të asaj që u mësua, disa të afërm të Teuta Pashos deklaruan për hetuesit se disa ditë para se të zhdukej kishte shprehur dëshirën për të folur me djalin e saj për diçka që kishte të bënte me Elonën dhe se ai (Taulanti) duhet të zgjidhte mes familjes dhe të dashurës së tij.

Hetuesit italianë mbështeten në këtë tezë, pasi nuk kanë gjetur arsye tjetër se përse Elona mund të kishte vr arë çiftin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLargimi i Marinës nga ‘Klanifornia’, Turjan Hysko tregon të vërtetën
Artikulli tjetërMasat e reja anti-Covid, reagon Alimehmeti : Ora policore nuk ndryshon asgjë, vaksinimi me detyrim tregon dështim