Masat e reja anti-Covid, reagon Alimehmeti : Ora policore nuk ndryshon asgjë, vaksinimi me detyrim tregon dështim

Mjekët vijojnë të dalin kundër vendimeve të Komitetit të Ekspertëve, sa i takon menaxhimit të pandemisë në vend. Qeveria vendosi që të ndryshojë orën policore dhe të marrë vendimin për vaksinim të detyruar për disa grupe, por për mjekun Ilir Alimehmeti duhet të bëhet kujdes. Në një intervistë televizive, mjeku u shpreh se pandemia duhet parë sipas tij, si përkthehet në raste të rënda dhe jo vetëm në raport me rastet e reja. Sipas tij, masat e reja nga Komiteti i Ekspertëve nuk bëjnë asgjë, pasi kontaktet mes njerëzve nuk kanë asnjë ndryshim lidhur me grumbullimet masive.

Advertisements

“Epidemia duhet parë si përkthehet në raste të rënda dhe jo vetëm në raport me rastet e reja. Ne kemi po aq raste të reja sa kur kishim në periudhën janar-shkurt. Po të krahasojmë shifrat spitalore, kur kishim 3-4 spitale, ndërsa sot mbahemi vetëm me Infektivin. Nuk është situatë e tejmbushur si dikur. Masat nuk bëjnë asgjë. Sepse aktivitetet janë të mbyllura dhe njerëzit ku do të vejnë? Pra sa i takon kontakteve nuk bëjnë ndryshim. Njerëzit duhet të ishin të lirë të lëviznin. Në fakt probleme janë grumbullimet masive, sidomos në periudhën e pasdites dhe mbrëmjeve. Por ama ne mbyllemi në orën 23:00. Në fakt fokusi duhet të jetë distancimi dhe masat”, tha mjeku.

Ai theksoi, se vaksina nuk duhet të jetë me detyrim. Sipas tij, ka një refuzim të njihet imuniteti natyror dhe ka mungesë informacioni. “Kur përdorim fjalën me detyrim do të thotë se kemi të bëjmë me një dështim. Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe na intereson sa zgjat imuniteti natyror, i cili zgjat shumë. Kur themi me detyrim ka kundrapasoja. Pse jo me dëshirë dhe të kuptojmë se ku duam të shkojmë. Duhet të japim të gjithë informacionin dhe qytetari vendos”, tha ai. Alimehmeti shtoi se duhet bërë një krahasim se si ecin kurbat delta në vende të ndryshme. Sipas tij, nuk ka ende një të dhënë se sa e kanë kaluar në vendin tonë.

Advertisements

“Ndërkohë në raport me vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia kemi një rritje të qëndrueshme të rasteve, por jo mënyrë eksponenciale. Prandaj duhet bërë një krahasim se si ecin kurbat delta në vende të ndryshme, por ne nuk kemi një të dhënë se sa e kanë kaluar në vendin tonë. Kur kjo mungon gjithçka tjetër është në pikëpyetje”, tha ai.

Rënie rastesh në shtator

Ndërkohë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, mjeku u shpreh se situata në vend është dinamike. Teksa ka bërë një krahasim të situatës epidemiologjike në vend duke e krahasuar atë me situatën në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, mjeku u shpreh se në vendin tonë në muajin shtator mund të kemi një rënie rastesh. “Situata është dinamike dhe si e tillë duhet trajtuar, por tashmë njohim shumë më shumë se një vit më parë! Le të hedhim një sy mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut miqtë e mi! Shqipëria ka ecje më të ngadaltë në këtë kurbë dhe sipas përllogaritjeve (të bazuara mbi sjelljen epidemiologjike të varianteve të mëparshme dhe në vendet fqinje), pritet që faza plateau dhe rënia të ndodhë në periudhën ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021”, tha mjeku Alimehmeti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMisteri i vràsjes së çiftit Pasho drejt zgjidhjes? Mediat italiane: Ja ‘sekreti’ që i zbuluan nuses
Artikulli tjetërMedia italiane: Elona Kalesha copëtoi dhe futi në valixhe vjehrrrit e saj. ARSYEJA: Ata zbuluan se nusja ishte shtatzënë me një tjetër