Historia frymëzuese e konkurentit të Përputhen, Nik Sherrit

Nik Sherri është njëri nga konkurrentët e rinj të sezonit të ri të “Për’puthen”. 30-vjeçari i lindur në Mirditë por që jeton në Tiranë që në hyrje ra në sy për qetësinë dhe edukatën.

Advertisements

I angazhuar tashmë si trajner personal prapa vetes ai ka një histori frymëzuese. Pas një aksidenti me makine Niku kishte humbur këmbën, të cilën sot ia zëvendëson proteza.

Pavarësisht kësaj ai nuk është dorëzuar për të ndjekur ëndrrat e tij.

Advertisements

“Unë mendoj se duhet të ngrihemi në diçka tjetër, kështu ishte edhe aksidenti ku unë fatkeqësisht humba këmbën. Nga ai aksident unë fillova më shumë stërvitjen sepse nëse mungon diçka ne ngrihemi në diçka tjetër, shembull në rastin tim të kem një trup të mirë fizikisht që të mos vihemi re shumë nga defektet që kemi”, ka thënë Niku në “Rreze dielli”.

“Dështimi më i madh në jetë është dorëzimi, nëse dorëzohesh ke marr fund. Gjithmonë duhet t’i bësh ballë çdo lloj situate. Çdo gjë ka zgjidhje mjafton të kesh vullnet dhe çdo gjë e kalon”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKa kaluar mbi 48 orë që gjendet nën tokë dhe ende asnjë gjurmë. Djali i minatorit shkon në vendngjarje, shpreson akoma dhe mban sytë nga tuneli
Artikulli tjetër15-vjeçari përfundon në operacion pasi tenton të masë organin gjenital me një fishë USB