Ka kaluar mbi 48 orë që gjendet nën tokë dhe ende asnjë gjurmë. Djali i minatorit shkon në vendngjarje, shpreson akoma dhe mban sytë nga tuneli

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 48 orë, ende nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e Muharrem Plakut, minatorit 60-vjeçar që ka mbetur në minierë.

Advertisements

Në ambientet e jashtme të galerisë që ka pësuar shembje ka shkuar edhe djali i tij, i cili është në pritje të ndonjë lajmi për babain e tij. Ai i mban syte nga hyrja e tunelit ku shpreson të marrë ndonjë lajm nga i ati i tij.

Ai është kapur në foton e siguruar nga “Top Channel” teksa pret jashtë galerisë me shpresën se i ati do të dalë gjallë, ndërkohë që kërkimet për të brenda ende vazhdojnë.

Advertisements

Ky nuk është rasti i parë, pasi edhe më parë shumë minatorë kanë humbur për fat të keq jetën brenda këtyre minierave, ku ata shkojnë për të siguruar punën e gojës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjuajti Bashën me grusht? Flamur Noka flet për herë të parë rreth ‘incidentit’ dhe sqaron gjithçka
Artikulli tjetërHistoria frymëzuese e konkurentit të Përputhen, Nik Sherrit