Gjuajti Bashën me grusht? Flamur Noka flet për herë të parë rreth ‘incidentit’ dhe sqaron gjithçka

Flamur Noka ka qenë një nga deputetët e parë që ka kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Advertisements

Pas vendimit të Bashës, Grupi Parlamentar demokrat u mblodh në selinë blu, ndërkohë që në media qarkulloi lajmi se Flamur Noka u përpl as fizikisht me kryedemokratin Basha. AI ka moshuar gjithçka ditën e sotme në një intervistë për Abc News, ku u shpreh se Bashës vetëm i kishte thënë që me vendimin e tij kishte vrarë partinë.

“Mediat e qeverisë për të banalizuar debatin e brendshëm u munduan ta kanalizojnë kështu. Ka qenë një debat konstruktiv, edhe terma miqësor, por këto që po them janë thënë, sepse po përçahet partia. Partia po lëngonte nga 25 Prilli, dyfish nga shpallja “non grata” e Berishës dhe i kam thënë se me këtë vendim e vrave partinë” tha ai.

Advertisements

Noka u shpreh se do të ndërmerren hapat e nevojshëm për të sjkuar drejt Referendumit, të cilin Basha e hoqi nga statute i PD-së.

“Ne kërkojmë referendum pa diskutim. Nuk dua ti hyj që referendumi ka qenë një pikë dhe është hequr nga statuti, nuk dua t’i hyj që është e paramenduar. Mekanizmat janë; e para ne kërkojmë referendum, por si do të arrihet? Do të mblidhet Kuvendi kombëtar do të bëjë ndryshimin në statut, për të sanksionuar referendumin. Dhe sovrani është ai që vendos. Kuvendin do ta thërrasë ¼ e anëtarësisë”, u shpreh Noka.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rrallë/ 12-vjeçarja në pritje të një fëmije: Babai është 18-vjeç, njerëzit na paragjykuan në vend që të na mbështesnin (fotot)
Artikulli tjetërKa kaluar mbi 48 orë që gjendet nën tokë dhe ende asnjë gjurmë. Djali i minatorit shkon në vendngjarje, shpreson akoma dhe mban sytë nga tuneli