E rëndë në vend/ Mësuesja 46-vjeçare humb jetën në spital, ja për çfarë familjarët akuzojnë mjekët

Një grua 46-vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit.

Advertisements

Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë.

Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Advertisements

Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vde kjes së mësueses. Mësohet se ajo nuk vu ante nga ndonjë sëmundje e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëmbimi Valutor, 29 Shtator 2021
Artikulli tjetërPublikohet studimi i fundit, këta persona janë në rrezik më të lartë për t’u shtruar në spital dhe për të humbur jetën nga COVID-19