Publikohet studimi i fundit, këta persona janë në rrezik më të lartë për t’u shtruar në spital dhe për të humbur jetën nga COVID-19

Sipas një studimi të ri britanik personat që pijnë duhan kanë mundësi më të madhe për t’u sëmurë rëndë nga COVID-19 dhe gjithashtu më shumë gjasa të vdesin nga kjo sëmundje.

Advertisements

Shkencëtarët e grupit të kërkimeve gjenetike “UK Biobank” vëzhguan më shumë se 420,000 vullnetarë mes muajve janar e gusht 2020. Ata i mbështetën kërkimet e tyre në të dhënat e regjistrave të kujdesit shëndetësor parësor, rezultatet e testeve për COVID-19, të dhënat për shtrime në spitale dhe çertifikatat e vdekjes, për të identifikuar lidhjen mes pirjes së duhanit dhe rasteve të prekjes rëndë nga sëmundja.

Sipas studimit, të botuar në revistën mjekësore “Thorax”, duhanpirësit kishin 80% më shumë gjasa të shtroheshin në spital dhe më shumë gjasa të vdisnin nga COVID-19.

Advertisements

Studiuesit përdorën një teknikë të quajtur “Rastësia Mendeliane” e cila përdor variantet gjenetike që përfaqësojnë një faktor të veçantë rreziku, që do ta bënte dikë më të prirur të pinte duhan.

Studimi thotë se një person i prirur gjenetikisht për pirjen e duhanit kishte një rrezik prej 45% për infeksion dhe 60% më të lartë për t’u shtruar në spital me COVID-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në vend/ Mësuesja 46-vjeçare humb jetën në spital, ja për çfarë familjarët akuzojnë mjekët
Artikulli tjetërI fundit! Ndërron jetë në spital autori i vràsjes së policit në Lezhë, Aldi Rama