Publikohen pamjet kur hajdutët vjedhin BMW-në prej 100,000 paundësh të Tom Cruise! Ja çfarë bënë ata pasi morën…

Ditën e djeshme u raportua se BMW-ja prej 100,000 paundësh e Tom Cruise ishte vjedhur së bashku me sendet me një vlerë marramendëse brenda saj. “The Sun” ka siguruar disa orë më vonë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur makina luksoze e vjedhur parkohet pas një dyqani.

Advertisements

Një shofere femër gjithashtu shihet me një çantë të gjelbër në dorë që mendohet se ka disa nga sendet e aktorit. Makina luksoze u vodh jashtë një hoteli në Birmingham në orët e para të së martës nga hajdutët që përdorën një skaner për të klonuar sinjalin që hap dhe ndez makinën.

Advertisements

Pamjet në video tregojnë se makina parkohet më pak se tre milje larg vendit ku u vodh në Smethëick në orën 09:13 të mëngjesit.

Pamjet tregojnë makinën e zezë duke u futur në parkun e makinave dhe duke u parkuar pak më larg se makinat e tjera që ndodheshin aty. Dritarja e sediljes së pasagjerit mbyllet pasi makina ka ndaluar, para se një burrë me xhup dhe xhinse blu të dalë nga ana e pasagjerit.

Një burrë tjetër, me xhinse blu, kapele dhe pallto, shfaqet nga hyrja e parkingut të makinave dhe bisedon me pasagjerin. Shoferi, një grua e veshur me xhinse dhe një pallto, u bashkohet dy djemve, para se të tre të largohen.

Thuhet se Tom po filmonte skena për filmin “Mission: Impossible 7” në një qendër tregtare në Birmingham së bashku me aktoren Hayley Atëell në kohën kur ndodhi vjedhja.

Kompania e “BMW” i dha një tjetër makinë identike aktorit brenda disa orësh pas vjedhjes.

Xhirimet e “Mission: Impossible 7” thuhet se u ndaluan përsëri në qershor për shkak të një testi pozitiv të Covid. Anëtarët e stafit pretendonin se personi i infektuar mund të ishte Tom. Pavarësisht se nuk ka asnjë provë që e vërteton këtë, mungesa e Tom në xhirime është një faktor që ngre dyshimet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFutbolli në zi! Humbi betejën me sëmundjen e keqe, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-futbollisti i njohur
Artikulli tjetër“Kam frikë se do më lërë mbesën shtatzënë”/ Trondit gruaja: Motra ime dhe vajza e saj me probleme mendore, gjeta 2 mbrëmje një burrë…