Vetëm 2 minuta nga transmetimi i Samitit, Rama: Na lini tani të vazhdojmë punën/ Kryeministri kërkon largimin e mediave

Sapo është mbajtur takimi i parë që hap serinë e diskutimeve gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor, ku do të jetë i pranishëm edhe komisioneri europian, Oliver Varhelyi.

Advertisements

Në hapjen e takimit, kryeministri Edi Rama ka falenderuar komisionerit për praninë e tij dhe ka shtuar se kjo tregon vullnetin që ka BE për të bërë pjesë të bashkimit edhe Ballkanin Perëndimor.

Më tej, pa u zgjatur shumë, Rama kërkoi që mediat të largoheshin nga godina ku po zhvilloheshin takimet e Samitit të liderve ballkanikë.

Advertisements

“Ju faleminderit shumë që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër, dhe jam i lurmtur t’i uroj të gjithëve juve mirëseardhjen në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit ekonomik të investimeve të Bashkimit Europian. I jam shumë mirënjohës komisionerit europian që e nisi këtë plan që do të na ndihmojë të rimëkëmbemi pas pandemisë. Të punojmë mbi rezistencën sociale ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme. Faleminderit sërish dhe do ti kërkoja me mirësjellje medias që të n’a lënë të vazhdojmë punën”– tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKèrcènohèt me jete bashkeshorti i Presidentes te Kosoves Vjosa Osmani, ja për çfarë arsye
Artikulli tjetërMall për të atin e saj, Sara ndan foton e veçantë me Dritan Hoxhën