Mall për të atin e saj, Sara ndan foton e veçantë me Dritan Hoxhën

Sot trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, është bërë nostalgjike për babain e saj të tjerë, Tanin e ‘Topit’.

Advertisements

Ai është ndarë tra gjikisht nga jeta në maj të vitit 2008 dhe ka lënë një boshllëk të madh në familjen e tij. Në rrjete sociale nuk mungojnë herë pas here dedikimet e fëmijëve të tij, të cilët tregojnë se e kanë në zemrën e mendjen e tyre çdo ditë.

Sot, Sara ka ndarë në llogarinë e saj një foto shumë të vjetër e të veçantë me të atin, teksa e ka shoqëruar postimin vetëm me një zemër.

Advertisements

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një nga çiftet më të tërhequr nga jeta publike. Ledioni nuk është fare aktiv në rrjete sociale, ndërsa Sara shfaqet më rrallë. Angazhimet personale dhe profesionale sigurisht që i mbajnë larg të tilla impenjimeve, ndaj nuk i shohim shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit apo të djemve të tyre.

Me rastin e 1 qershorit, Sara Hoxha ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një video shumë të ëmbël me dy djemtë e saj, London dhe Roman. Të dy ata shihen në video duke i dhuruar mami Sarës puthje dhe nxitojnë se cili prej tyre do e përkëdhelë më parë. Këtë moment kaq të ëmbël Sara nuk ka ngurruar ta ndajë me të gjithë ndjekësit, teksa ne na bie në sy se të dy djemtë, sidomos Roman, janë rritur shumë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVetëm 2 minuta nga transmetimi i Samitit, Rama: Na lini tani të vazhdojmë punën/ Kryeministri kërkon largimin e mediave
Artikulli tjetërE rëndë/ Shembet ndërtesa nga ‘shiu i madh’, tetë fëmijë në mesin e 11 të pajetëve