Vendimi i BE/ Shqiptarët lejohen të udhëtojnë pa kufizime, ja çfarë duhet të dini

Bashkimi Europian vendosi të heqë kufizimet e udhëtimit për tre vende ballkanike, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Advertisements

Ende nuk ka një datë se kur hy në fuqi vendimi, por kjo nënkupton se shtetasit nga Shqipëria do të lejohen të lëvizin për arsye turistike drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Kryediplomatet e 27 vendeve të Unionit miratuan vendimin për të shtuar SHBA-të, Shqipërinë, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Tajvanin në listën e vendeve nga të cilat ata do të lejojnë udhëtime jo-thelbësore.

Advertisements

Po çfarë duhet të dini nëse keni plane të udhëtoni?

Vendet e BE-së ende mund të zgjedhin individualisht të kërkojnë një test negativ COVID-19 ose një periudhë karantine. Nëse kërkohet, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ për Covid-19 të bërë 72 orë nga nisja. Gjithashtu qytetarët mund të paraqesin dokumentin që vërteton se ata janë të vaksinuar.

Raportimet flasin se të paktën 10 vende të unionit pritet që të njohin së shpejti edhe vaksinën kineze dhe atë ruse.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBrataj optimist për verën: E keqja më e madhe ka kaluar, por ja shqetësimi më i madh qe kam
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 17 Qershor 2021