Brataj optimist për verën: E keqja më e madhe ka kaluar, por ja shqetësimi më i madh qe kam

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi mbrëmjen e sotme se situata e pandemisë është nën kontroll, pasi së fundmi nuk janë regjistruar humbje jete dhe në disa qarqe nuk ka raste aktive.

Advertisements

Brataj u shpreh në A2 se e keqja më e madhe ka kaluar, por për të shqetësues është fakti që në Britani pati 9000 të infektuar me variantin Delta ditën e djeshme dhe sëmundja është prezente në Itali e Greqi, dy vende fqinje me Shqipërinë.

“E keqja më e madhe ka kaluar patjetër, vera do të jetë më e qetë, por më shqetëson fakti që në Britani pati 9000 të infektuar me variantin Delta ditën e djeshme; në Itali janë zbuluar më shumë se 100 raste me këtë variant; është prezente edhe në Greqi”, u shpreh Brataj.

Advertisements

Ai foli më tej edhe për gripin e shpendëve, duke u shprehur se nuk ka rrezik të përhapjes te njerëzit.

“Nuk është hera e parë që shpërthen, por nuk ka rrezikun e madh të përhapjes te njerëzit”. Është e vështirë përhapja nga shpendi te njeriu, ajo ndodh vetëm me kontakt direkt dhe konsumimit të një ushqimi të pagatuar mirë”, tha Brataj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPasi u ribashkuan, Atdheu i shpreh dashurinë publikisht Sarës
Artikulli tjetërVendimi i BE/ Shqiptarët lejohen të udhëtojnë pa kufizime, ja çfarë duhet të dini