Tirana në kaos dhe trafik pas reshjeve të shiut, qytetarët të irrituar postojnë në rrjetet sociale (Fotot)

Reshjet e shiut që kanë pushtuar sot kryeqytetin kanë sjellë një trafik të rënduar në rrugët kryesore të Tiranës, dhe një humbje kohe për qindra persona, që janë të detyruar të kapin orarin e punës.

Advertisements

Siç mund të shihet dhe në fotot e mëposhtme, të shpërndara nga qytetarë të irrituar në rrjetet sociale, të gjitha akset në Tiranë kanë një rëndim të trafikut, ndërkohë që në zonën e Astirit, ku gjithmonë ka problematika për shkak të punimeve, situata është edhe më keq.

Pavarësisht se ARRSH bashkë me kompaninë që po ndërton Unazën e Madhe të Tiranës kishin deklaruar se brenda pranverës ky aks do të ishte plotësisht i hapur, në momentet që flasim, punimet janë ende shumë mbrapa, dhe zor se do të respektohen afatet.

Advertisements

Nga ana tjetër në një kohë me shi, ku edhe tranporti urban, duhet shmangur maksimalisht për shkak të dyndjes së qytetarëve, kryeqytetasve u duhet që të qëndrojë me orë të tëra në trafik me makinat, e tyre, ndërsa përveç kohës, edhe kostoja e naftës është e pallogaritshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVariant i ri i COVID-19! Përmban 34 mutacione, më shumë se çdo variant tjetër i njohur deri më tani
Artikulli tjetërAktori i madh Jim Belushi ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët