Aktori i madh Jim Belushi ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët

Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Jim Belushi, kohë më parë ka pranuar rrënjët shqiptare.

Advertisements

Lidhur me këtë, ai foli edhe në statusin e tij të fundit në Twitter, ku shprehur dëshirën që të njohë sa më shumë shqiptarë kudo në botë.

Në postimin e tij, Belushi kërkon nga fansat me origjinë shqiptare që ta shpërndajnë sa më shumë, në mënyrë që të krijojë lidhje të afërta me ta.

Advertisements

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar ylli i Hollyëood-it.

Jim Belushi njihet për rolet e shumta në projektet kinematografike, me të cilat ka arritur sukses të madh në karrierën si aktor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTirana në kaos dhe trafik pas reshjeve të shiut, qytetarët të irrituar postojnë në rrjetet sociale (Fotot)
Artikulli tjetër“Idiote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë!”/ Aktorja e njohur Olta Gixhari e nxjerr blof ndjekësen që e kritikoi për mëmësinë