“Idiote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë!”/ Aktorja e njohur Olta Gixhari e nxjerr blof ndjekësen që e kritikoi për mëmësinë

Ditën e djeshme, aktorja e njohur shqiptare postoi një foto të djalit jashtë në natyrë doli me Amar për të shijuar edhe rrezet e diellit, krahas së cilës shkroi: “Paqja ime”.

Advertisements

Olta Gixhari publikon herë pas here foto me të birin, Amar, të cilit ende nuk ka vendosur t’ia zbulojë portretin.Mirëpo, ndjekësve nuk u ka shpëtuar një detaj: i vogli ishte pa çorape.

“Idjote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë!”, ishte “kritika” që një ndjekëse i bëri.

Advertisements

Olta i është kundërpërgjigjur gjithë sportivitet, duke shkruar: “Shkruhet idiote se dua që të jesh e saktë”.

Amar erdhi në jetë në muajin gusht të vitit 2020 dhe vetëm pak kohë pas lindjes, Gixhari arriti të kthehej në super formë.

Gjatë shtatzënisë, aktorja u largua drejt Spanjës, për të qenë pranë bashkëshortit të saj.

Ndërsa aktualisht, së bashku me të birin, është kthyer në Shqipëri. Gjatë një interviste të dhënë më parë, ajo tregoi se e do shumë vendin e saj, por mundësitë për të ardhmen e Amar janë shumë herë më të larta në Spanjë, prandaj ende nuk e ka vendosur se ku do të qëndrojë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAktori i madh Jim Belushi ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët
Artikulli tjetërAstrologia bën parashikimin për pandeminë: Ja kur përfundon