I sëmuri mbërrin me helikopter në QSUT, presioni i helikeve ‘fluturon’ në ajër barrierat metalike (video)

Një i sëmurë ka mbërritur me helikopter në QSUT. Gazetari Erjon Skëndaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” momentin e uljes së helikopterit, ku shihet se si “fluturojnë” barrierat metalike që rrethojnë QSUT nga presioni i helikeve të helikopterit.

Advertisements

Gazetari Skëndaj raporton se fatmirësisht aty pranë nuk ka pasur njerëz, e për rrjedhojë nuk ka të lën duar. Ndërkohë, siç shihet nga pamjet, i sëmuri është marrë me barrierë prë t’u dërguar në urgjencën qendrore të QSUT.

Sa i përket situatës së koronavirusit në vend, gazetari Skëndaj tha se në 7 ditët e fundit, 23-30 prill, situata pandemike në Shqipëri paraqitet si më poshtë: Teste 15.236, raste pozitive 863, mesatarja ditore 123 te infektuar, shkalla e pozitivitetit 5.6, 1/18 teste pozitive, vd ek jet 25, mesatarja 3.6 jetë të humbura në ditë.

Advertisements

Në 5 spitalet Covid janë rreth 120 të shtruar, me një rënie prej 30 shtretërish në javën e fundit. Rastet aktive kanë pësuar rënien më të madhe historike në një javë të vetme me 4186.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArti në zi/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar, Voltana Ademi jep lajmin e hidhur
Artikulli tjetër“Si ia del të luash duke agjëruar?”, Pogba-gazetares: Allahu na ndihmon!