Arti në zi/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar, Voltana Ademi jep lajmin e hidhur

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka ndarë një lajm të hidhur pak çaste më parë në rrjete sociale. Ademi njofton se është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçcare artisti shkodran Berhan Nehani.

Advertisements

“Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.

Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Advertisements

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model.

Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani.”, shkruan Voltana Ademi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Ndërron jetë 51-vjeçari në Durrës, ra nga kati i dytë i banesës ku po punonte
Artikulli tjetërI sëmuri mbërrin me helikopter në QSUT, presioni i helikeve ‘fluturon’ në ajër barrierat metalike (video)