Humbi jetën mëngjesin e sotëm tek Infektivi/ 66-vjeçari nga Roskoveci disa ditë më parë mori pjesë në një varrim

66-vjeçari nga Roskoveci disa ditë më parë morri pjesë në një varrim.
Fier- Detaje të reja kanë dalë për 66-vjeçarin nga fshati Mbërs i Roskovecit, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm tek spitali Infektiv në Tiranë, pasi u prek nga COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima me iniciale G.M mori pjesë disa ditë më parë në një varrim. E infektuar me COVID-19 është e gruaja e tij. Pas përhapjes së COVID-19 në këtë zonë, i gjithë fshati Mbërs është në izolim.

Advertisements

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCOVID-19 nuk njeh moshë/ Humb jetën 16-vjeçarja e infektuar në Francë, apeli i motrës: Askush nuk është imun ndaj virusit
Artikulli tjetërShqiptarët jashtë kufijve/ Rama jep lajmin e mirë: Nga e hëna ‘Lasgushi’ do t’i sjellë njerëzit tanë në shtëpi