COVID-19 nuk njeh moshë/ Humb jetën 16-vjeçarja e infektuar në Francë, apeli i motrës: Askush nuk është imun ndaj virusit

Në Francë ka humbur jetën një 16-vjeçare, Julie A, pasi u infektuar me COVID-19.
Francë- Julie A, vetëm 16-vjeç është viktima më e re në moshë në Francë, që humbi jetën pasi u infektua me COVID-19. Mësohet se adoleshentja ishte e shtruar në një spital në Paris, por gjendja e saj u përkeqësua ditët e fundit.

Advertisements

Pas lajmit të trishtë motra e adoleshentes është shprehur: “Ne duhet të ndalojmë së menduari se virusi prek vetëm të moshuarit. Askush nuk është imun ndaj këtij virusi. Javen që shkoi Julie kishte thjesht një kollë të lehtë. U bë keq gjatë fundjavës dhe gjatë të henës shkuam në spital. Aty u diagnostikua me probleme respiratore. Nuk kishte pasur sëmundje të tjera më parë.”

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 24,000 persona, ndërsa mbi 500,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja dhe SHBA-ja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Presidenti Donald Trump ka komunikuar me homologun kinez, i cili i ka premtuar ndihmë, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel, shpehet se ende është larg dita kur do të hiqen masat e marra.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSituata te Infektivi, shkon në 5 numri i pacientëve në terapi intensive. Detajet nga ministria
Artikulli tjetërHumbi jetën mëngjesin e sotëm tek Infektivi/ 66-vjeçari nga Roskoveci disa ditë më parë mori pjesë në një varrim