“T’i tregojmë kësaj organizate maf ioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi”, Meta me thirrje të fortë për shqiptarët

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta thekson se te gjithe bashke duhet “t’i tregojme kësaj organizate maf ioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë”.

Advertisements

Sipas Metes, shqiptaret duhet te zgjohen. “Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekze kutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë”- thekson Meta.

Postimi i Metës

Advertisements

Të dashur qytetarë!

Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.

Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dh unon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgj esojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

Por jo vetëm kaq. Me rr ëmbimin maf ioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare.

Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekze kutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.

Ndaj në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafi oze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.

SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT! 🇦🇱

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRudina Dembacaj dhe Mark Frroku postojne foton romantike si kurrë më parë
Artikulli tjetërGjendet i var ur në bur gun “313” i bur gosuri(EMRI)