Deputetet i dhurojnë një palë të brendshme ministres në Parlament(FOTO)

Dy deputete e një deputet nga partia radikale serbe e Vojislav Seselj kanë fyer ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zëvendës-kryeministre e qeverisë serbe, Zorana Mihailovic, pasi kjo ju përgjigj aku zave të tyre për tradhti e korrupsion me një pllakat ku shkruhej ‘gënjeshtra radikalësh’.

Advertisements

Ata i kanë dhuruar një palë mbathje në sallën e parlamentit, në mes të seancës. Ishin deputetet Vjerica Radeta, Natasa Jovanovic dhe Ruzica Nikolic që ia bënë këtë “dhuratë” ministres. Ligjvënësi tjetër po nga radhët e radikalëve Milorad Mircic, i paketoi ato, thotë “Gazeta Express”.

Radikalët e akuzonin ministren e infrastrukturës për korrupsion, spiunazh dhe kapje të shtetit. Në seancë po diskutohej për projektin që do ndërtohet në korridorin e Moravës nga një kompani kineze në vlerë prej 800 milionë euro.

Advertisements

Radikalët pretendojnë se 300 milionë prej asaj vlere janë shtuar në kontratë për t’u vjedhur më pas. Tre herë e ndërpreu seancën drejtuesi I saj, por radikalët nuk u qetësuan, e më tej nxorën mbathjet e ia dërguan ministres. Kryetari i parlamentit serb i lëshoi një vërejtje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBasha shoqëron për pazar pensionisten, shfaqet duke blerë domate(FOTO)
Artikulli tjetërNas Daily thumbon sërish Mamaqin: Ky nuk është humor, por ti…