Basha shoqëron për pazar pensionisten, shfaqet duke blerë domate(FOTO)

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm duke bërë pazare.

Advertisements

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet me një gjyshe të quajtur Vera, të cilën e ka shoqëruar drejt Tregut të Fruta- Perimeve.

Vihet re që Basha e ka ndihmuar pensionisten duke i mbajtur domatet, gjë që nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit.

Advertisements

‘Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakfricave për fëmijët, nipërit dhe mbesat’, shkruan Basha.

Ndërkohë ka pasur edhe ndjekës, të cilët nuk kanë nguruar ta komplimentojnë kreun e opozitës që krahas angazhimeve politike arrin të gjejë kohën edhe në aspektin personal.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMediat turpërojnë dukeshën, zbulohen fotografitë qe Meghan Markle nuk do donte t’i shikonte
Artikulli tjetërDeputetet i dhurojnë një palë të brendshme ministres në Parlament(FOTO)