Dy persona u vr anë dhe 14 të tjerë u plagosën, si pasojë e të shtënave me a rmë zjarri pranë disa bareve në Qendër të Oslos këtë të shtunë.
Advertisements
Policia ka arrestruar autorin e dyshuar të të shtënace që ndodhën pas mesante me kohën lokal, në tre lokacione, duke përfshirë një bar homoseksualësh, afër njëra-tjetrës në qendër të kryeqytetit norvegjez.
Policia raportoi dy të v dekur dhe 14 të plagosur dhe tha se ishin sekuestruar dy armë.
Advertisements
“Tani gjithçka tregon se ka qenë vetëm një person që ka kryer këtë akt”, tha zyrtari i policisë Tore Barstad në një konferencë për shtyp.
Megjithatë, policia vendosi forca shtesë në kryeqytet për të parandaluar incidente të tjera, ndërsa Barstad nuk e specifikoi nëse ishte një akt terrorist.
I dyshuari u arrestua 5 minuta pasi policia mori raportet e para për të shtëna me armë zjarri. Të shtënat ndodhën pranë një klubi homoseksualësh, klubit të xhazit Herr Nilsen dhe një dyqani ushqimor.
Zyrtarët e policisë u mblodhën për të shqyrtuar ndikimin e të shtënave në organizimin e marshimit të Krenarisë në Oslo, i cili do të zhvillohet të shtunën pasdite.
Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb dhe helmeta patrulloi në vendin e të shtënave. /abcnews.al