SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në fshatin Grudë e Re. Autorët kanë shpërthyer lokalin i cili është në pronësi të ish-policit, Ndrek Rrasa. E jo vetëm kaq.
Advertisements
Autorët, ende të paidentifikuar, kanë djegur edhe furgonin i cili ishte i parkuar pranë biznesit në pronësi të Rrasës.
Advertisements
Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:20 minuta, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga shpërthimi.
Nuk dihet nëse kjo ngjarje lidhet me profesionin e Rasës apo ai ka pasur probleme në të shkuarën me autorët për çështje të tjera. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.