E rëndë në Tepelenë/ 42-vjeçari përdh*non të renë me aftësi të kufizuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku një 42-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buz, Memaliaj, ku D.K. 42 vjeç ka përdhunuar një 32-vjeçare me aftësi të kufizuara. 42-vjeçari është arrestuar, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.

Artikulli paraprakI fundit! Afera e inceneratorëve, GJKKO i jep një tjetër goditje Lefter Kokës(Akuza)
Artikulli tjetërSPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS