Një gjeneral i lartë rus ka mbetur i vdekur gjatë luftimeve të ashpra të Moskës në Ukrainë.
Advertisements
gjenerali rus
Advertisements
Ky lajm përfaqëson një goditje të madhe për Rusinë, shkruan Daily Mail.
Gjeneralmajor Andrey Sukhovetsky, humbi jetën te merkuren pasi forcat e mbrojtjes ukrainase zmbrapsën ofensivën ruse.
Vdekja e tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, por u njoftua në mediat sociale nga kolegu i tij Sergey Chipilyov dhe u raportua gjerësisht nga disa media ruse dhe ukrainase.
Një burim ushtarak konfirmoi se gjenerali u vra ‘nga një snajper’ nga radhet e forcave ukrainase.
Ai është deri tani figura më e lartë ruse që ka vdekur në pushtimin e Ukrainës.
Mediat e huaja shkruajne se funerali per te do të mbahet në Rusi të shtunën.
Andrey Sukhovetsky