LAJMI FUNDIT/ Sulmet me raketa mbi Kiev, goditet kryebashkiaku

Kievi u sulmua me raketa mbrëmbjen e sotme.

Advertisements

Nga shpërthimi i fuqishëm i disa minutave më parë në veri të qytetit, ka mbetur i plagosur edhe kryebashkiaku i Brovary-t, Ihor Sapozhko.

Advertisements

Avionët rusë goditën me raketa qendrën ushtarake të komunikimit me radar në Kiev, teksa raportohet se, përveç kryebashkiakut, ka pasur edhe disa persona të tjerë të plagosur.

Qytetarët e Kievit janë strehuar në metrotë e qytetit dhe në vendstrehime të tjera për t’i shpëtuar predhave që godasin pa pushim qytetin.

Duket se bisedimet nuk dhanë asnjë efekt dhe se të dy palët qëndrojnë në llogoret e tyre në lidhje me kërkesat.

Artikulli paraprakE gjithë bota është ngritur kundër, Rusia merr një tjetër goditje të rëndë
Artikulli tjetërLufta Ukrainë-Rusi/ Kosova i bën kërkesën urgjente NATO-s, reagon Vuçiç!