SHBA
Advertisements
Muzikanti i njohur, Bryan Adams ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për herë të dytë brenda një muaji.
Rokeri, i cili është edhe fotograf, tregoi në një postim në Instagram se kishte rezultuar pozitiv pas mbërritjes në aeroportin Malpensa në Milano.
Advertisements
“Kam rezultuar pozitiv për herë të dytë brenda 1 muaji”, shkroi Adams.
Gjithashtu, Adams u tërhoq nga një performancë në një ceremoni në Rock and Roll Hall of Fame, pasi u infektua me koronavirus. Përfaqësuesi i tij tha në atë kohë se Adams ishte “i vaksinuar dhe nuk kishte fare simptoma”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!