Deputetja britanike Stella Creezy ka shkuar në Parlament me foshnjën e saj tre muajsh, të cilën e ushqeu me gji, por ajo u kritkua për një veprim të tillë. Kritikat ndaj saj shkaktuan debate mbi të drejtat e grave deputete që janë bërë nëna.
Advertisements
Politikania tregoi një email zyrtar që ajo mori, duke i kujtuar rregulloren parlamentare që ishte ndryshuar në fillim të muajit Shtator, ku thotë se një deputet nuk mund të shkonte në Parlament i shoqëruar nga një fëmijë.
“Natyrisht që nuk mund të shkoj në Parlament me fëmijën tim vetëm tre muajsh. Me sa duket, nënat nuk duhet të shihen dhe as të dëgjohen në mjediset e Parlamentit”, shkroi ajo në Tëitter.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!