foto ilustruese
Advertisements
Është identifikuar vi ktima që u gjet në orët e mëngjesit të sotëm në zonën e Petroliferës në Vlorë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se gruaja që u gjet e pajetë është identifikuar si Nadire Nelaj, 72-vjeç, e cila ishte larguar rreth 5 ditë më parë nga banesa e saj.
Nelaj, kishte dalë nga banesa e saj në qytetin bregdetar rreth orës 07:30 të mëngjesit të 8 tetorit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më. Sipas familjarëve, e moshuara 3 muajt e fundit kurohej nga ankthi.
Advertisements
Nuk dihet ende nëse Nelaj është mbytur në det dhe trupi i saj është nxjerrë nga uji, apo i ka dhënë fund jetës pranë shkëmbinjve.
Trupi i saj u pikas nga peshkatarët, të cilët më pas bënë të mundur dhe njoftimin e policisë, e cila ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.
Kanë qenë familjarët e gruas së moshuar ata që kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të saj në morgun e qytetit të Vlorës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!