Pse femrat nuk duhet të rebelohen, të flasin, të vendosin vetë për veten? Përgjigjia është shumë e thjeshtë , “nder”.

Një 15- vjeçare është ab.uzuar nga një 65 vjeçar. Abu.zuesi e kishte filmuar dhe e shan.tazhonte duke e kë.rcenuar se do bënte publike videot. Ab.uzuesi i kishte treguar filmimet tre te rinjve që gjithashtu abu.zonin se.ksualisht me të mituren. Por kush ishte ab.uzuesi? Ai quhej Abaz Doku dhe ishte roja e shkollës në të cilën studionte e mitura. Ai ishte ak.uzuar edhe herë të tjera për ab.uzim me të miturit por masa e marrë kundrejt tij kishte qënë thjesht pezullim nga puna.Pra masa e marrë për një individ që dyshohet se ka abu.zuar me fëmijë është vetëm një pezullim nga puna. E ku ndodhemi sot? Ndodhemi përpara një vajze të mitur të abu.zuar mi.zorisht dhe rregullisht nga katër vetë. Ndodhemi përpara një të miture të pambrojtur që kishte të drejten e vet të plotë të mbrohej nga shkolla, nga familja, nga shteti, nga mësuesit, nga ligji. Por ajo u la vetëm. U br.aktis në duart e kr.iminelëve.

Advertisements

U br.aktis nga mësuesit që sigurisht nuk tregohen të kujdesshëm për të kuptuar nxënësit e tyre por e kanë mendjen tek kafja e rradhës dhe tek thashethemet me kolegët. Të gjithë që kanë studiuar në shkolla shqiptare private ose publike e dinë që fatkeqësisht ky është realiteti. Janë të rrallë mësuesit që interesohen realisht për gjendjen psikologjike të nxënësve. Shumica japin orën e mësimit në mënyrë mekanike dhe si kënaqësi të ditës së punës kanë pikërisht kafen me kolegët. Të gjithë ne e dimë edhe që psikologu është thjesht një përsonazh teatri në shkollat shqiptare. Ai ose ajo shkon në punë thjesht për të hapur zyren dhe për te bërë xhiro nëpër shkollë. Nuk ekziston një frymë në shkollat tona që ti motivojë nxënësit të flasin rregullisht me psikologun. E nga kush mund të krijohet kjo frymë përveç se nga vetë mësuesit? Por kjo frymë mungon dhe këtë të vërtetë e dimë të gjithë. Nuk dua të paragjykoj dhe as të etiketoj të gjithë mësuesit shqiptarë dhe as ato të shkollës ku studionte e mitura por dua të gjykoj fort një sistem të tërë mendimi të stafeve të shkollave, një sistem që e përshkruva më siper dhe që i lë të miturit krejtësisht të pambrojtur dhe lehtëson ab.uzimin e tyre.
E mitura u br.aktis edhe nga shteti. Pasi çështja u bë publike u morën masat e nevojshme nga shteti por në këto masa nuk përfshihej dërgimi i vajzës në një qëndër trajtimi. Vajza u la në shtëpi me prinderit, u la e vetme në një familje patriarkale pas gjithë asaj që kishte ndodhur. U la vetëm me dy prindër që mund të abu.zonin psikologjikisht ose fizikisht sërish me të mituren. Është e ditur që vendi i një të miture është pranë prindërve por një e mitur nuk mund të lihej vetëm me dy prindër që dyshonin prej kohësh për situaten por nuk kishin bërë de.noncim. Vajza nuk duhej të lihej kurrsesi në duart e dy prindërve të rënduar psikologjikisht dhe nën pr.esionin e opinionit publik. Ajo duhej të merrej në mbrojtje nga shteti për të shmangur në mënyrë kategorike një riabu.zim të saj.

Ajo duhej të mbrohej nga shkolla por u la e vetme. Duhej të mbrohej nga shteti por u la e vetme. Duhej të mbrohej nga familja por u la e vetme. Prindërit e saj duhej të kishin lënë mënjanë opinionin dhe mënyrën e lashtë që kanë shqiptarët për ti zgjidhur gjërat gojarisht pa ju drejtuar organeve përkatëse. Ata dy prindër duhej të kishin lënë mënjanë çdo gjë dhe ti drejtoheshin policisë për të mbrojtur atë krijesë që shpresën e vetme për shpëtim e ka pasur tek ata që i kanë dhënë jetën.
Kjo çështje u bë publike kudo në mediat shqiptare dhe jo vetëm por shumë shpejt do zbehet, do harrohet por çdo ditë do lihen vetëm vajza të tjera. Cdo ditë do ab.uzohen vajza të tjera në forma nga më të ndryshmet, do objektivizohen duke u trajtuar si objekte të bukura se.ksuale që mund të përmbushin për pak momente e.pshet e disa meshkujve që kanë objektivizuar në radhë të parë veten dhe më pas shpirtin e për pasojë janë kthyer në makina se.ksi dhe në skl.levër të insktikteve të tyre.
Vajzat shqiptare nuk ab.uzohen vetëm se.ksualisht. Ata abu.zohen në forma nga më të ndryshmet çdo ditë. Ata objektivizohen duke u klasifikuar si objekte seksi, si objekte riprodhuese, si shërbëtore të mira të afta për të bërë mirë punët e shtëpisë ose edhe si objektet përgjegjëse për moralin dhe emrin e familjes. Vajzat shqiptare në fakt “përd.hunohen” çdo ditë nga e gjithë shoqëria. Shoqëria jonë prej dekadash ka krijuar dhe stabilizuar një skemë të thjeshtë dhe shumë të qartë mbi rrugëtimin dhe jetën që një vajzë duhet të ketë.

Advertisements

Që në vitet e para të fëmijërisë vajzat edukohen të jenë të urta, fjalëpak,të heshtura, cilësi këto të një vajze të mirë.Ata edukohen me idenë që s’mund të bëjnë shumë pyetje dhe që s’duhet ti kthejnë fjalën më të rriturve e aq më shumë një mashkulli. Pra vajzat edukohen me kulturen e heshtjes. Ata edukohen të jënë të nënshtruara. Pastaj pjesa më e madhe fatmirsisht shkollohen dhe ndërkohë, para, pas ose gjatë shkollimit pjesë e planit është edhe martesa si majë e ajsbergut, si pika finale që përmbush misionin e tyre si femra. Ka pafund vajza që kalojnë në heshtje nga babai tek burri. Shpeshherë martesat realizohen me mblesëri sepse të dashurojë një femër është turp. Para se të martohen i ushtrohen një hetimi të hollësishem nga familja e djalit sepse sigurisht duhet të marrin statusin e “objektit te denjë” për të qënë nuse e ardhshme të familjes. Hetohet imtësisht dhe pa.turpësisht e shkuara e tyre, jeta, shijet që kanë, mënyra si vishen, si hanë e si marrin frymë. Shumë mund të thonë që tashmë kto situata i përkasin të shkuarës dhe nuk ndodhin më në ditët e sotme. Ato që mendojnë kështu i sfidoj të bëjnë një studim në zona të ndryshme të Shqipërisë në mënyrë që të kuptojnë realitetin në të cilin jetojnë pjesa më e madhe e femrave shqiptare.
Ka shumë vajza që martohen nga familjet dhe janë te pashkolluara. Ata mbajnë mbi supe edhe mungesen e pavarsisë ekonomike që kthehet në burgun e tyre te ri. Kalojnë nga një bu.rg në tjetrin, nga familja tek burri në heshtje dhe nuk arr.atisen dot kurrë sepse shteti ynë nuk ka organe për mbrojtjen dhe integrimin e tyre.

Ka edhe nga ata që fejohen ose martohen në moshë të re ose minorene pa pasur njohuri mbi jetën se.ksuale dhe ab.uzohen nga burrat e tyre, Sepse për ne si popull konsiderohet turp të flasim me vajzat për raportet intime por nuk kemi fare tu.rp kur këta vajza i lëmë në mës.hirë të fatit.
Ka pafund vajza që kër.cënohen nga burrat, që dh.unohen çdo ditë për shkak të xhelozisë. Ka pafund nga ato që janë vr.arë vetëm sepse kanë thyer kodin e heshtjes, kanë patur guximin të flasin,të shprehin një dëshirë, të marrin një vendim që ndoshta s’ka qënë i drejtë për “sunduesin” që në kulturen shqiptare është gjithmonë një mashkull, babai, burri ose vëllai.
Heshtje. Heshtje totale. Rrugëtimi dihet dhe është përcaktuar me kohë dhe dihet që duhet bërë në heshtje pa shumë zhurmë. Vajzat duhet të jenë të heshtura, të bindura, të dëgjueshme sepse të flasë një femër është tu.rp. Duhet të kalojnë nga babai tek burri në heshtje me bindjen se divorci është një tjetër turp. Nëse kanë probleme ose dyshime gjatë rrugës prap duhet heshtje sepse një femër s’mund të ngrejë pyetje dhe as të ketë dyshime. Dhe po pati me siguri është faji i saj. Edhe nëse abu.zohet, rrihet, përd.hunohet është vetëm faji i saj. E prandaj duhet heshtje sepse përndryshe përlyhet emri i familjes, luhet nderi i familjes.
Dhe ja ku dolëm tek origjina e gjithë problemit. Dolëm tek një nga elementet bazë nga i cili fillon abu.zimi i vajzave në vendin tonë. Dolëm tek i ashtuquajturi “nder”. Pse vallë shoqëria jonë ka stabilizuar një skemë të qartë dhe të mirëndërtuar për rrugëtimin që një femër duhet të ketë? Pse vallë është inseruar në mendjen e femrave dhe të mbarë shoqërisë një kod heshtjeje, një kulturë nënshtrimi? Pse femrat nuk duhet të rebelohen, të flasin, të vendosin vetë për veten? Përgjigjia është shumë e thjeshtë dhe përmblidhet në një fjalë të vetme, në fjalen “nder”.
Prej shekujsh femra konsidorohet përgjegjëse për moralin shoqëror dhe për atë që në Shqipëri konsiderohet “nderi i familjes”. Ndërsa mashkulli përkundrazi nuk ka asnjë përgjegjësi mbi supe. Ai mund të bëjë ç’të dojë dhe në fund” lahet me një luge ujë” thotë populli. E gjithë kjo vetëm sepse mashkulli lind superior, dhe madjes “ i jep nur”, e zbukuron nënën që në bark. Ndërsa femra përkundrazi e shëmton nënën gjatë shtatzanisë, sigurisht sepse femra është ajo që ngjall fr.ikë, ajo që mbart rre.zikun e të qënurit e pandershme në një të ardhme, e të qënurit ndoshta e pabindur.
Meshkujt si bukë të përditshme kanë idenë e superioritetit dhe edukohen me bindjen që sidomos në shtëpi vendimet i merr burri i shtëpisë. Kjo ide përforcohet nga prania e një “babai të fortë” që sigurisht është një “burrë i forte” dhe drejton familjen pa e pyetur të shoqen. Në fund të fundit një “burrë i fortë” nuk ka nevojë për mendimin e një femre.
Burri është Zoti në një botë pa Zot. Ai është sundimtari. Ai mund të bëjë çdo gjë. Ai mundet dhe madjes duhet të krijojë edhe një etalon matës të moralit njërëzor dhe të fillojë matjet sipas etalonit që vetë ka krijuar. Ky etalon i duhet për tu kujdesur për nderin e familjes. E kur matjet nuk i dalin siç i kishte pritur ai ka të drejtë të dhunojë, të kërcënojë dhe madjes edhe të vrasë. Sa vajza shqipare gjatë viteve kanë vi.ktima të nderit? Sa janë rra.hur për vd.ekje për nder? Sa janë vr.arë për nder? Sa abu.zime se.ksuale janë fshehur nga familjet vetëm për të mbrojtur të ashtuquajturin nder?
E kuptoni tani pse rrugëtimi është i përcaktuar në çdo hap? E kuptoni pse është kaq i rëndesishëm kodi i heshtjes?

Pse një baba në Dibër vr.au vajzën e tij shtatzënë pa mës.hirë?Pse dy djemtë e tij e ndihmuan të vr.iste motren e tyre? Pse ai që vr.au të bijen e mohoi kri.min? Si ka mundësi që li.gësia shkoi kaq larg? E vr.au të bijen për “nder” sepse ajo ishte shtatzënë dhe kishte pasur një lidhje dhe më pas e mohoi kr.imin. Pse e mohoi? Sepse në mendjen e atij vr.asësi ajo vajzë e vogel e kishte merituar vd.ekjen dhe prandaj ai meritonte të ishte i lirë. Pse dy vëllezër ndihmuan në vr.asjen e motres së tyre? Sepse sipas tyre e motra e meritonte te vdi.ste, sepse kush prish nderin meriton çdo të keqe madjes edhe vde.kjen. Kaq i infektuar është mentaliteti i mashkullit shqiptar. Pyes veten ku e kishte nderin ai burrë? Sa keq për të. E kishte shitur shpirtin për nder por ishte një burrë pa nder.
Duhet të kuptojmë që ndodhemi përballë një mentaliteti kr.iminal që na shfaqet me fytyra të ndryshme. Njëherë na shfaqet me fytyrën e përd.hunuesit, njëherë me fytyren e prindit që fsheh ab.uzimin, njëherë tjetër me fytyrën e babait vra.sës. Njëherë na shfaqet me fytyrën e Adisonit që vr.au Arielen, të dashuren e tij sepse një femër s’mund të të lërë. Disa here na shfaqet me fytyrat e atyre burrave që dh.unojnë grate e tyre ose te atyre që i vr.anë. E gjithmonë këtë mentalitet kr.iminal e gjejmë në fytyrat e atyre që u thonë vajzave të vogla: “Pusho, mos fol”, në fytyrat e atyre që i mësojnë femrat të heshtin, në ato fytyra që flasin lart e poshtë për mor.al, në ato që bëjnë atë pyetjen e famshme: “A ke turp ti”?

Sot ndoshta ka ardhur koha ti përgjigjemi të gjithë së bashku asaj pyetjeje. Unë i përgjigjem asaj pyetjeje me zë të lartë dhe them: “ Po unë kam turp të rri në heshtje. Unë kam turp të mos flas ndërkohë që çdo ditë abu.zohen femra. Unë kam turp prandaj sot dua të ngre një pyetje të rëndësishme. Ku është problemi i kësaj shoqërie që dh.unon femrat? Ku është problemi i këtyre meshkujve që përd.hunojnë, ab.uzojnë dhe vr.asin? E dimë që përgjigjia është tek mentaliteti por cilat janë cilësitë kryesore të këtij mentaliteti që udhëheq meshkujt shqiptarë?
Mendoj se cilësitë janë dy dhe janë cilësitë më të rr.ezikshme që një individ ose shoqëri mund të ketë.
E para cilësi e këtij mentaliteti është kr.imi. Siç e permenda edhe më parë ndodhemi përballë një mentaliteti kr.iminal që nuk njeh ligj. Ne fatmirsisht jetojmë në një shtet demokratik ku jeta dhe të drejtat e çdo njeriu mbrohen me ligj. Në vendin tonë vr.sja, dh.una, ab.uzimi se.ksual ose çdo formë cenimi tjetër i një qënie njerëzore konsiderohet k.rim dhe denohet me ligj dhe bur.gim. Pra është shumë e qartë që kemi të bëjmë me një mentalitet qe nuk njeh ligj e për pasojë shkakton kr.im.
Cilësia e dytë dhe më e rëndesishme është imoraliteti.Shoqëria funksionon mbi bazen e ligjeve dhe mbi bazen e një kodi moral dhe disa parimeve morale të pashkruara. Sigurisht jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat parime morale në jetë por çdo kod moral e ka pikënisjen tek respektimi i jetës së tjetrit. Parimi i parë moral më i rëndesishëm mbrojtja e jetës së tjetrit, bindja se askush s’ka të drejtë të cenojë dinjitetin e jetës së tjetrit. Nga ky parim rrjedhin një sëre parimesh të tjera që udhëheqin individe e kombe të tëra në jetën e përditshme. Nuk duhet të harrojmë që edhe ligjet e para janë themeluar mbi bazen e parimeve morale. Pra problemi i shumë meshkujve në shoqerinë tonë është mungesa e moralit, nje mentalitet im.oral. Në fund të fundit vetem imor.aliteti çon në kr.im, në vr.asje, në dhu.në.
Sa ironi në këtë mes. Mesa duket shumë meshkujve u mungon pikërisht ai nderi për të cilin flasin natë e ditë, i mungon cipa, i mungon ai turpi i famshëm. Sigurisht s’mund të ketë nder në kr.im, në vr.asje, në abu.zim. E sot duhet ta themi këtë të vërtetë me zë të lartë që të arrijë në veshët e imo.ralëve: “ Ju që rrihni, ab.uzoni, vr.isni femrat, ju që bër.tisni nderi, pikërisht ju s’keni nder. Ju jeni përfaqësuesit e imoralitetit shqiptar. Pikërisht ju që vetë laheni me një lugë ujë por femren e vr.isni.”
Jam e sigurtë që fjalët e mia do shkojnë në veshë të shurdhër që s’do duan ta pranojnë të vërteten. Dihet që për të pranuar të vërteten duhet guxim dhe nuk pres të kenë guxim disa burracakë që abu.zojnë me femrat vetëm sepse fiziku ia lejon.

Tashmë e njohim realitetin. Por si mund ta ndryshojmë këtë realitet? Ska asnjë realitet të përjetshëm. Realiteti krijohet dhe ndryshohet nga njerëzit.
Diku në pankartat e protestës që u bë në Tiranë lexova: “ Kodi i heshtjes nuk asht burrni”. Nëse akoma i ka ngelur sadopak burrni këtij populli ai kod heshtjeje dhe nënshtrimi duhet të përmbyset njëherë e përgjithmonë. Kodi i heshtjes nuk është vlerë. Ai kod është turp. Duhet patjetër të rrëzohet “ muri i heshtjes” që ekziston mes vi.ktimave dhe organeve shtetërore që mbrojnë këto vi.ktima. Vajzat që dhu.nohen, kërc.ënohen dhe ab.uzohen duhet patjetër të den.oncojnë. Shumë me të drejtë mund të thonë që për deno.ncimet nuk merren masa reale dhe shpesh femrat që kanë den.oncuar janë riabuzuar ose janë vr.arë. Prap futet ne mes kodi i heshtjes. Këto denon.cime femrat i bëjnë me qëtësinë që karakterizon një femër të mirë (sipas kultures sonë). Shpesh i tërheqin mbrapsht dhe vendosin të falin. S’duhet të jemi të qeta kur dikush na përdhos jetën, na shkel lirinë, na ce.non dinjitetin. Këto të vërteta të heshtura nuk mjafton ti den.oncojmë. Duhet ti bër.tasim me të madhe që të gjithë ti dëgjojnë. Duhet ti kthejmë nga të vërteta të heshtura në të vërteta të zhu.rmshme. Duhet ti den.oncojmë nga komisariati në komisariat, ti nxjerrim në media, ti shkruajmë në mure, ti kemi si ajrin që thithim dhe bukën e përditshme. Duhet të vazhdojmë kështu derisa çdo vajze të vogël, çdo nënë, çdo gruaje, çdo motre dhe çdo gjysheje ti respektohen ato të drejta që ia ka dhënë Zoti dhe askush s’mund t’ia shkelë.

Skema mentale me të cilën janë edukuar vajzat shqiptare duhet të zhduket dhe të zëvendësohet me të vërtetën. Kanë stabilizuar një rrugëtim të qartë për jetën tonë pa na pyetur, një rrugetim që na heq aftësinë për të menduar dhe për të vendosur, një rrugëtim që na privon nga shija e lirisë. Kanë vendosur një plan për jetën tone që na kthen në qënie funksionale, me funksione të ndryshme për ti përmbushur në favor të shoqërisë. Por ne s’jemi objekte që kryjmë funksione të caktuara nga të tjerët. Ne jemi njerëz dhe duhet të jemi në funksion vetëm dhe vetëm të lirisë sonë. Ne e refuzojmë rrugëtimin që na është caktuar. Ne duhet dhe do bëjmë secila rrugën tonë të bazuar në zgjedhjet tona të lira. Ne e refuzojmë heshtjen dhe zgjedhim rebelimin. Refuzojmë ti edukojmë vajzat tona me kodin e heshtjes dhe të bindjes dhe zgjedhim ti edukojmë me kodin e mosbindjes. E ktu do jetë fillimi i një rrugëtimi te ri. Zgjedhim të jemi të pabindura dhe do edukojmë vajza të pabindura, vajza guximtare, të afta për të ngritur zërin, për të mbrojtur veten, të afta për të menduar dhe për të vendosur.
“Ishte vajzë e mire. Dukej e urtë, fjalëpak, e dëgjueshme, e bindur.” Sa herë i kemi dëgjuar këto fjalë. Por sot janë fshirë dhe janë zëvendësuar me të vertetën. Një vajzë e mirë është një vajzë që rebelohet. Një vajzë e mirë rebelohet për të mbrojtur jetën e saj, trupin e saj, dinjitetin e saj, lirinë e saj. Një vajzë e mirë nuk bindet. Një vajzë e mirë nuk pranon të ecë në rrugën që të tjerët i kanë caktuar. Një vajzë e mirë thyen heshtjen. Një vajzë e mirë nuk pranon kompromise për të drejtat që i takojnë. Një vajzë e mirë jeton me bindjen se çdo vendim për jetën e saj i takon asaj dhe vetëm asaj. Një vajzë e mirë është e lirë.
Vajzat e mira. Ata të bukurat,guximtaret. Ata që u rra.hen. Ata që u përd.hunuan. Ata që u vra.në dhe u harruan. Ata ishin të lira,të lira deri në vde.kje sepse vajzat e mira janë të lira

Shkroi : Jona Draçini

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksidenti i rënde në tunelin e Elbasanit/ Ja pamjet e rënda të makinës së bërë copë-copë, çfarë ka ndodhur me dy shoferët që ngecën brenda(Video)
Artikulli tjetër“Po që ke bërë trup ti…”/ Ana ngacmon Fatjonin: Zakonisht të veshin apo të zhveshin femrat?