Silva Bino, shefe e departamentit të semundjeve infektive në ISHP, i ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve për të respektuar rregullat e higjenës, duke shtuar se larja e shpeshtë e duarve me sapun, është një masë parandaluese.
Advertisements
Sipas saj, rastet që janë testuar si të dyshuar, “janë 60% nga Tirana, më pas renditet Durrësi, Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani e Lushnja, rrethet e tjerë në një numër më të pakët, pra kemi shpërndarje në gjthë Shqipërinë”.
Shqipëria ende zyrtarisht rezulton e paprekur nga koronavirusi, që ka marrë një shtrirje në pothuajse të gjithë europën, përveç vendit tonë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Advertisements
Bino theksoi se rastet e dyshuara janë ato kur ne fillojmë hetimin për to se kemi një dyshim që mund të jenë të prekur.
“Për dioagnozën kemi kapcitete në laboratorin e ISHP ku kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ku s’kemi pasur mostër pozitive.
Kemi rritur edhe numrin e mostrave nga një pacient, që të rrisim sigurinë e laboratorit në lidhje me testimin dhe besueshmërinë e popullatës.
Ju e keni marrë planin e karantinës, ku ne i kemi përcaktuar, vetëkarantina, që lidhet me disa elementë të personave që duhet të kenë kushtet e duhura e karantina qeveritare për ata që do duhet shihet e nevojshme e s’kanë mundësi ta kryejnë vetë karantinën.
Përsëris masat e higjienës se përvec masave që marrim ne kemi shumë nevojë, jo vetëm tani por ndoshta edhe kur të izolojmë rastet e para për bashkëpunimin e publikut, për të zbatuar masat higjieno sanitare, nuk është asgjë e keqe larja e duarve me ujën e sapun, përdorimi i higjienës respiratore”, nënvizoi Bino.
Ajo sqaroi se po testohen vetëm personat, të cilët kanë histori udhëtimi, dhe shenja respiratore.
“Po hetojmë dhe raste që kanë shenja respiratorë akute, që kërkojnë hospitalizim. Ky është një zgjerim dhe nuk ka lidhje me ndonjë udhëtim. Ky është një zgjerim i personave që do të testojmë. Në mënyrë që të rrisim gamën e personave që të gjurmojmë dhe kontaktet.
Larja e duarve me sapun është gjë e mirë pasi menjëherë largon virusin. Larja e dhëmbëve. Ne kemi këshilluar të gjithë ata persona që kanë ardhur nga Italia, apo vendet e tjera të prekura, si Kina, të cilët mos të lëvizin nga shtëpia, të vetëkarantohen.
Kemi 155 respiratorë në spitalet publike, 17 në ato private. Por, më shumë rëndësi ka koordinimi sipas nevojës që do të kenë pacientët. Duhet ta kalojmë këtë pjesën e gripit, në mënyrë që sistemi të mos mbingarkohet më tepër.
Jemi në periudhë sezoni të gripit, kemi një trend në ulje. Në lidhje me COVID ne përdorim të njëjtat sisteme si për gripin, se janë të ngjashme. Njerëzit nuk duhet të grumbullohen pranë spitaleve, sepse mund të bëhen burim infeksioni. Njerëzit duhet të shkojnë te mjeku i familjes.”, theksoi Bino.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!