Vëllai vrau vëllanë dhe më pas veten. Si u bënë shkak tokat në Bulqizë për vrasjen në familje. Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në kryeqytet, në zonën e Freskut, ku vëllai vrau vëllain me armë zjarri dhe më pas veten.

Advertisements

Sipas informacioneve të para, mësohet se shtetasi Vehap Faik Cami, 63-vjeç ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe me pas veten.

Lidhur me ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë në të cilën jetonte me qera viktima, cila tha për mediat se Lulzim Cami ishte qytetar i rregullt, ndërsa vëllain e tij nuk e njihte dhe se vetëm mëngjesin e sotëm, kishte mbërritur në banesën e të vëllait.

Advertisements

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie për tokat në Bulqizë.

Ndërsa dy fqinje kanë lajmëruar policinë, e cila ka gjetur edhe dy trupat e pajetë

Artikulli paraprakPesë “flamuj të kuq” që tregojnë se një martesë nuk do të zgjasë
Artikulli tjetër“Janari muaji më i ftohtë i vitit”/ Meteorologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim