Thellohet skandali. Pak ditë pasi morën në duar të dhënat e mijëra klientëve nga sistemet e kompanisë celulare “One Albania” hakerat e “Homeland Justice” njoftuan në “Telegram” se do t’i nxjerrin në treg duke i shitur për 1 Bitcoin. Në total deklarojnë se kanë në duar 259 terabyte të dhëna të shqiptarëve nga “One Albania”.
Advertisements
“Drejtuesit e kompanisë “One” kanë bashkëpunuar ditë-natë me mediat për të fshehur dëmin e sulmit kibernetik, por ata janë shumë kokëfortë për të ndihmuar shqiptarët. 259 TB të dhëna nga Albanian Mobile Communications (AMC) do të shiten për 1 BTC”, thuhet në njoftim.
Advertisements