Temperatura deri në -7°C/ Surpriza e motit për ditën e sotme

Këtë të Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Advertisements

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.

Advertisements

Era pritet të fryjë në orët e mëngjesit juglindje 1-5m/sek, nga orët e mesditës era ndryshon drejtim dhe pritet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina nga orët e mesditës fiton shpejtësi 10-14 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -7 deri 6°C;

në zona e ulëta -1 deri 16 °C;

në zona bregdetare 3 deri 17°C

Artikulli paraprakHoroskopi 23 janar, çfarë rezervon e marta për ju
Artikulli tjetërKëmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera