Në minutat e para kur vitit i ri 2024 sapo kishte trokitur në Shqipëri, një shtetase italiane është plagosur me një plumb qorr në Tiranë.
Advertisements
Pas darkës në një hotel në qendër të Tiranës dhe trokitjes së gotave për të uruar 2024 në festë, burrë e grua kanë vendosur të dalin një shëtitje. Po ecnin në bulevardin “Zogu i parë’ kur papritur gruaja është goditur nga diçka Fillimisht ka menduar se ishte goditur nga një gur por më pas e ka kuptuar se bëhet fjalë për një plumb.
Lajmi bëri jehonë në mediat italiane, ndërsa familjarët kërkojnë ndihmë për transferimin e saj drejt Italisë. Mjekët nga ana tjetër, ende nuk kanë dhënë lejen për transferimin e saj, për shkak të mundësisë së përkeqësimit të saj, nga ana shëndetësore.
Advertisements
Në një postim në rrjetet sociale vajzat e 52-vjeçares shprehen se po hasin burokraci për ta transferuar në Itali. Ndër të tjera ato thonë se 52-vjeçarja ka ende plumbin në gjoks.
“Ajo që po përjetojmë është e paimagjinueshme. Sot rrezikojmë të humbasim nënën për shkak të një gjesti të papërgjegjshëm të një të çmenduri, i cili qëlloi në ajër, duke e goditur në mushkëri.
Këto ditë, përveçse luftojmë për jetën e saj, ne jemi të detyruar të përballemi me një burokraci që pengon transferimin për në Itali. Pyesim veten se me çfarë guximi dy patrullat e policisë, duke parë nënën tonë e shpërfillës. E si ka mundësi që ajo ende pret, me një plumb në gjoks.”, shkruajnë ato.