Një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në Tiranë, është vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.
Advertisements
Fokusi i hetimeve është te një sirian i arrestuar i cili ishte i pajisur edhe me nënshtetësi shqiptare. Hetuesit kanë dyshime se siriani ka përfshirë në skemën e shpërndarjes së lëndëve narkotike edhe efektivë policie.
Këtu përmendet emri i një efektivi policie i cili aktualisht është në sektorin e antidrogës në Shkodër. Më parë ky efektiv ka shërbyer në të njëjtin sektor në Tiranë. Efektivi, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve i ka dhënë automjetin e tij privat shtetasit sirian për të shpërndarë lëndët narkotike dhe për të shmangur kontrollet nga kolegët.
Advertisements