Shtyu 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes, momenti i arrestimit të bashkëshortit të viktimës!(Video)

Ky është momenti kur bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka është shoqëruar nga komisarit nga policia me pranga në duar.

Advertisements

Xhemal Loka është arrestuar nga policia ditën e sotme (6 Janar) pasi akuzohet se shtyu të shoqen drejt vetëvrasjes.

41-vjeçarja dyshohet se piu fostoksinë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas kërcënime të vazhdueshme me vdekje nga ana e bashkëshortit të saj dhe hapjes së një adrese TikTok-u ku publikoheshin foto me përshkrime denigruese për të.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 2 Janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit. Sipas uniformave blu, pas kthimit nga Greqia ai e ka kërcënuar me thikë bashkëshorten në sy të një prej fëmijëve të tyre se do ta vriste.

Dhe një ditë pas vdekjes së 41-vjeçares, më 3 Janar, Xhemal Loka ka përditësuar foton e tij të profilit në rrjetin social Facebook ku ka vendosur një fjongo të zezë në shenjë zie për humbjen e nënës së katër fëmijëve të tij.

Ndërkohë në telefonin e tij, të cilin ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, janë gjetur video e SMS kërcënuese ndaj të shoqes.

Celulari i 45-vjeçarit është sekuestruar nga policia së bashku me atë të viktimës. Ka qenë dëshmia e vajzës së çiftit, të cilët ishin prindër edhe të 3 djemve, që ka “fundosur” të atin, pasi ka treguar për hetuesit dhunën psikologjike që Xhemal Loka ka ushtruar drejt të shoqes.“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, ka dëshmua ajo, pasi e ëma i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me të atij e saj.

Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok në emër të 41-vjeçares ku u publikuan foto denigruese të saj.

Artikulli paraprakVetëvrasja e 41-vjeçares, bashkëshorti e kërcënoi se do e vriste me thikë në sy të fëmijës! Ç’ndodhi mes çiftit pas kthimit të burrit nga Greqia
Artikulli tjetërE kërcënoi se do e vriste në sy të fëmijës dhe e shtyu drejt vetëvrasjes, pasi 41-vjeçarja piu fostoksinë, bashkëshorti vendosi fjongo e zezë në rrjetet sociale