Shikoni ku e çuan plumbat “Smart”-in e Kalemit në Tiranë

Persona ende të panjohur kanë qëlluar me kallashnikov drejt makinës në të cilën udhëtonte Zamir Kalemi mbrëmjen e sotme tek rrethrrotullimi i Selitës, në Tiranë. Ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

35-vjeçari Kalemi ka qenë duke udhëtuar me makinë tip “Smart” kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar. Devijoi dhe humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Zamir Kalemi është vëllai i Andrea Kalemit dhe kushëri i Aleksandër Sadikajt. Andrea Kalimi i shpëtoi një atentati me armë në Greqi në Gusht 2023 duke mbetur i plagosur rëndë.

Advertisements

Aleksandër Sadikaj 27 vjeç mbeti i vrarë në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës më 11 Qershor 2022 në një atentat me eksploziv që i ishte vendosur poshtë makinës Volkswagen me të cilën udhëtonte.

Policia shkoi në rrethrrotullimin e Selitës dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës, ndërsa u ngritën postblloqe në akse të ndryshme rrugore të kryeqytetit për kapjen e autorit/ëve. Nuk është e qartë nëse plagosja ka ndodhur pas një sherri të çastit apo ka qenë atentat.

Artikulli paraprakPlumba në Tiranë, kush janë 4 personazhet e sagës së hakmarrjes?
Artikulli tjetërKjo është shqiptarja që drejtonte rrjetin e pros***ucionit në Athinë (Emri)