Rrëshqitje dheu në Kolumbi, 18 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut ka vrarë të paktën 18 persona dhe ka plagosur më shumë se 30 në veriperëndim të Kolumbisë. Sipas autoriteteve lokale rezultojnë edhe shumë të zhdukur.

Advertisements

Rruga që lidh qytetin e Medellin me Quibdo, në departamentin Choco, u mbyll përkohësisht pasi u dëmtua nga disa rrëshqitje dheu, deklaroi për mediat një zyrtar nga zyra e guvernatorit.

“Në të njëjtën rrugë, pranë komunës Carmen de Atrato, shumë njerëz dolën nga automjetet e tyre për t’u strehuar në një shtëpi që fatkeqësisht ishte fundosur nga një rrëshqitje dheu”, raportuan autoritetet.

Advertisements

Zëvendëspresidentja Francia Márquez tha në X se kjo ngjarje la rreth 30 të plagosur. Edhe kryebashkiaku i Carmen de Atrato Jaime Herrera, tha për mediat vendase se shumë njerëz ishin të plagosur rëndë, ndërsa të tjerët ishin ende të bllokuar nën tokë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe kanalet televizive tregojnë makina të shkatërruara nga balta. Departamenti Choco, i cili kufizohet me Oqeanin Paqësor dhe është shtëpia e një pylli të madh tropikal, është goditur nga shirat e dendur në 24 orët e fundit.

Kolumbia po përjeton një periudhë thatësire, por Instituti i Hidrologjisë, Meteorologjisë dhe Studimeve Mjedisore (IDEAM) kishte paralajmëruar rrezikun e shirave të dendur në disa rajone në kufi me Paqësorin dhe Amazonën.

Artikulli paraprakU vra nga kunati pas dyshimeve se i përdh*noi të bijën/ “Është i shqetësuar vetëm për…”, flet avokati
Artikulli tjetërSekuestrimi i 570 kg kokaine në Spanjë, shkon në 6 numri i shqiptarëve të arrestuar