Plagosja e Zamir Kalemit/ Policia: 15 mijë euro shpërblim kush ka informacione mbi autorët

Policia ka vënë në dispozicion 15 mijë euro shpërblim, për personat që kanë informacion për personat që kanë informacion për atentatin e kushëririt të Aleksandër Sadikajt, Zamir Kalemi.

Advertisements

Në këto kushte, uniformat blu kanë ofruar një shumë prej 15 mijë eurosh, për cilindo person që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedural.

Advertisements

Njoftimi:

“Tiranë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, më datë 12.01.2024, ju informojmë se:

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me arrmë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Artikulli paraprakNga vrasja e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës, tek dy tentativat për t’i eliminuar të vëllanë, policia: Atentati ndaj Zamir Kalemit lidhet me ngjarjet kriminale në Shqipëri e Greqi
Artikulli tjetërParashikimi i horoskopit për sot, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju