Pas mungesës prej 6 muajsh në parlament, Ahmetaj humbet mandatin, kush pritet ta zëvendesojë

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, pas mungesës prej 6 muajsh në Parlament, humbet mandatin e tij më 6 janar.

Advertisements

Tashmë në kërkim lidhur me dosjen e incineratorit, sipas kushtetutës, një tjetër përfaqësues do të radhitet krahë socialistëve, e në listën e tyre renditet emri i drejtoreshës së Kadastrës, Dallëndyshe Bici dhe juristi Plarent Ndreca.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, do të nisë sesionin me një emër të ri në Kuvend, pasi 6 janari është shënon dhe afatin që Arben Ahmetaj mund të mbajë mandatin si deputet.

Advertisements

Tashmë në kërkim lidhur me dosjen e incineratorit, prezenca e ish-numrit dy të qeverisë në parlament ka qenë më datën 6 korrik.

Sipas kushtetutës, mandati i një ligjvënësi hiqet në momentin që ai mungon pa arsye për 6 muaj, e sipas rregullave, një tjetër përfaqësues do të radhitet krahë socialistëve, në mungesë të Ahmetajt.

Teksa Ahmetaj përfaqësonte qarkun e Tiranës, në listën e Partisë Socialiste pas tij, renditet Dallëndyshe Bici.

Burime nga Partia Socialiste, bëjnë me dije se marrja e mandatit nga Bici është në pikëpyetje, pasi kësaj të fundit iu besua drejtimi i Kadastrës nga Kryeministri Edi Rama, disa muaj më parë.

Në listë pas Dallëndyshe Bicit, emri tjetër i mazhoritarëve është Plarent Ndreca, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, arriti të marrë 4008 vota.

Sesioni i ri parlamentar për vitin 2024, pritet të nisë më 15 janar.

Por tensionet e lëna në sesionin e fundit do të jenë përsëri të pranishme, pasi opozita ka nisur dhe të ashtuquajturën mosbindje civile.

Një aksion opozitar i cili nuk lejon asnjë mbajte normale të seancave plenare, apo punime të komisioneve pa përmbushjen e kërkesave të tyre, të cilat sipas pretendimeve janë rrëzuar me urdhër të kryeministrit Rama dhe të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Artikulli paraprakPjesë e një grupi kriminal në Itali që trafikonte sasi të mëdha kokaine dhe heroine, dy persona në pranga(EMRAT)
Artikulli tjetër“Xhelozi dhe intriga”- Kush janë shenjat më pafat të janarit: Ky kapitull i errët i jetës tuaj do të zgjasë deri…