Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe vranësira të shpeshta

Moti në Shqipëri mbetet i qëndrueshëm, ku orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore.

Advertisements

Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior.

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të mbetet moti edhe gjatë natës.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë, si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore, deri në 14°C më e larta në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, si do të nisë java për secilën shenjë
Artikulli tjetërAksident i rëndë në aksin Tepelenë-Gjirokastër, të lënduarit dërgohen në spital