Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Advertisements
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Advertisements
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 15 °C
në vendet e ulëta: 9 / 14 °C
në vendet malore: 3 / 9 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.